Home Këshilla të ndryshme Kremi anti-rrudha

Kremi anti-rrudha

anti-rrudhaPlakja është një proces natyral që nuk mund të ndalet.

Shenjat e para të pleqërisë vërhen në rrudha të holla përreth syve, buzëve dhe ballit e kjo ndodh kryesisht në mungesë të kolagjenit.

Pavarësisht këtij procesi natyral që është i pandalshëm, ekzistojnë disa tretmane natyrale, sikur kjo receta natyrale që mund ta gjeni më poshtë, transmeton Klan Kosova.

Ndoshta ky është kremi anti-rrudhë më efektiv që mund ta përgatisni në shtëpi.

Çfarë ju duhet?

1 banane e pjeku

1 domate e madhësisë së mesme

1 lugë gjelle xhel aloe vera

Hiqni lëvoren e bananes së pjekur dhe preni në copa të vogla.

Më pas largoni fara nga domntja dhe shtrydheni lëngun nga pjesa e mbetur e domate.

Më pas shtoni dy lugë gjelle të këtij lëngu në copat e bananes.

Në fund shtoni edhe xhelin e aloe veras.

Aplikojeni këtë masë në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për 25-30 min.

Më pas pastrojeni fytyrën tuaj me ujë të vakët.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...