Home Modë & Estetikë Kremrat e diellit nuk janë aq të sigurtë, shkaktojnë kancer të lëkurës

Kremrat e diellit nuk janë aq të sigurtë, shkaktojnë kancer të lëkurës

Kremrat e diellit që përdoren më së shumti në sezonin e verës prej rrezeve të forta nuk janë aq të sigurtë pasi mund të shkaktojnë kancer të lëkurës.

Sipas një studimi të bërë në Britani vihet re se njerëzit duhet të marrin informacionin e duhur para se të blejnë një krem të tillë, në mënyrë që të parandalojnë sëmundjet e rënda.

Kur të gjithë mendojnë se është gjë e mirë të marrësh ngjyrë, në fakt është një shenjë që tregon se lëkura jonë është dëmtuar nga rrezet UV. Ky lloj dëmtimi fillon nga skuqja e lëkurës që më pas mund të përfundojë në kancer.

Për të qenë të sigurtë, nuk duhet të merrni vetëm kremra që kanë SPF të lartë, por duhet të shikohen edhe yjet në pjesën e mbrapme të shishes, që quhen UVA dhe kanë një nivel të lartë të mbrojtjes ndaj rrezeve.

Një krem me SPF 30 dhe me 4 ose 5 yje UVA është konsideruar si një standart i mirë i mbrojtjes ndaj diellit.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...