Home Modë & Estetikë Kremrat kundër plakjes e rrisin rrezikun nga kanceri

Kremrat kundër plakjes e rrisin rrezikun nga kanceri

Kremrat kundër plakjes e rrisin rrezikun nga kanceriKremrat kundër plakjes së lëkurës e rrisin rrezikun e kancerit të lëkurës, theksojnë ekspertët.

Prodhimet të cilat pengojnë plakjen e parakohshme të lëkurës dhe i largojnë rrudhat, në të vërtetë e dëmtojnë pjesën e sipërme mbrojtëse të lëkurës dhe kështu e bëjnë më të ndjeshme ndaj diellit dhe toksinat e rrezikshme, thotë doktori Sam Ajpshtajn, president i shoqatës amerikane për parandalimin e kancerit.

Ajpshtajn thonë se përbërësi më i rrezikshëm i kremit kundër plakjes, është acidi alfa-hidrokside, të cilën në prodhimet e tyre, e përdorin të gjitha kompanitë udhëheqëse të kozmetikës, shkruan gazeta britanike ‘Telegraph’. “

Shumë meshkuj dhe femra këto produkte i përdorin në lëkurë, duke menduar se e vetmja gjë për të cilën duhet të frikohen, është plakja”, thotë Ajpshtajn.

Shoqata amerikane për parandalimin e kancerit është duke përgatitur një fushatë, qëllimi kryesor i së cilës është informimi i konsumatorëve rreth dëmit nga përdorimi i produkteve të tilla të kozmetikës.

Nga shoqata e prodhuesve të kozmetikës mbrohen duke thënë se në përputhje me zakonin, nuk janë të obliguar që konsumatorët të paralajmërohen rreth dëmit të acidit alfa-hidroksid, nëse niveli i tij nuk i kalon vlerat e lejueshme.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...