Home Këshilla të ndryshme Kujdes, ky ilaç që po e merrni për tension shkakton kancer!

Kujdes, ky ilaç që po e merrni për tension shkakton kancer!

Pilulat që pihen për presionin e gjakut, të marra nga miliona njerëz në mbarë botën “rrisin rrezikun e kancerit të mushkërive.

Ky është paralajmërimi që vjen nga shkencëtarët, të cilët pas një studimi dolën në përfundimin se pacientët me agjentët frenues,  ACE ishin 14 për qind më shumë gjasa për të zhvilluar kancerin se personat që marrin lloje të tjera të medikamenteve.

Rreziku rritet me rritjen e periudhës gjatë së cilës përdoren medikamentet. Personat që i merrnin ato për pesë vjet kishin 22 për qind më shumë gjasa që të sëmureshin me kancerin e mushkërive dhe 31 për qind nëse i kishin marrë medikamentet për dhjetë vjet.

Shkencëtarët besojnë se kjo pilulë shkakton akumulimin e kimikateve të quajtur bradikinin në mushkëri, të cilat shkaktojnë edhe kancerin. Emra të tjerë të zakonshëm për këto ilaçe përfshijnë captopril, cilazapril dhe enalapri.

 

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pirja e duhanit çon në këtë gjendje vdekjeprurëse

Gratë duhanpirëse rrezikohen nga zgjerimi (aneurizmi) i aortës së barkut, arteria më e madhe në trupin e njeriut, në krahasim me ato që nuk kanë pirë duhan kurrë. Kjo është një tjetër pasojë e pirjes së duhanit në një seri të njohur tashmë. Në një studim klinik, shkencëtarët raportuan që gratë duhanpirëse kishin katër herë më shumë të ngjarë të...