Kujdes me gurët në fshikëz dhe veshka

Në organizmin e njeriut gurët formohen në fshikëz dhe në veshka, që edhe shkakton dhembje të forta e të pakëndshme. Sipas mjekëve, gurët formohen kur fshikëza përmban shumë kolesterol.

Sasia e lartë e kolesterolit ndikon në formimin e gurëve të dimensioneve të ndryshme, sa një kokërr rëre, bile deri edhe sa madhësia e një veze të pulës.

 

Sulmi pas ushqimit të yndyrshëm

Sipas mjekëve, gurët në fshikëz mund ta bllokojnë punën normale të lukthit dhe idhcës në drejtim të zorrës së hollë, me ç’rast shkakton infeksion.

– Nëse kjo gjendje nuk shërohet, përfundimi mund të jetë fatal, ndërsa sipas mjekëve fillimi i shërimit mund të fillojë posa të ndjeni dhimbje të forta dhe temperaturë të shtuar në trup. Deri tek presioni në qeskën e fshikëzës vjen pas shujtave të yndyrshme, por edhe gjatë natës. Ky sulm përcillet me dhimbje të forta në anën e djathtë të sipërme të stomakut që mundet të zgjasë prej gjysmë deri në disa orë, ndërsa dhimbja mund të përhapet deri në kraharorin e djathtë. Edhe pse shpesh herë janë dhimbje kalimtare, mjekët paralajmërojnë se mund të vjen deri tek ndonjë infeksion dhe të pëlcasë qeska. Ndihma e mjekut është e domosdoshme nëse pacienti për pesë orë rresht ankohet në dhimbje në anën e djathë sipër stomakut, e nëse në të njëjtën kohë vjell dhe ndjen mundim.

 

Fshikëza më shpesh i mundon femrat

Përderisa femrat janë më të ekspozuara ndaj gurëve në fshikëz, gurët në veshkë më shpesh i prekin meshkujt.

– Nuk dihet faktori i saktë i krijimit të gurëve, por gjenetika luan një rol mjaft të rëndësishëm. Deri tek krijimi i gurëve në veshkë ndikim të madh ka dhe dehidrimi.