Home Shëndetësi Kujdes me skoliozën!

Kujdes me skoliozën!

Deformimi i shfaqur në pjesën anësore të gjoksit ose belit, shihet më shumë tek femrat. Prof. Dr Behroz Akbania, shef i degës së kirurgjisë së shtyllës kurrizore në Universitetin San Diego të Kalifornisë pohon se sëmundja trashëgohet gjenetikisht dhe shfaqet në periudhën e adoleshencës.

Në rast të shfaqjes para moshës 10-vjeçare, Akbania thekson se duhet të kurohet menjëherë. Ai gjithashtu pohon se në rast të mosndërhyrjes në kohën e duhur mund të rrezikohet jeta e personit. Sipas tij, është shumë e vështirë ta kuptosh skoliozën.

Por, prindi mund ta kuptojë këtë nëse gjatë periudhës së adoleshencës e përkul pak fëmijën në bel dhe kontrollon nëse i ka njëlloj shpatullat. Familja duhet të kontrollojë fëmijët të paktën një here në vit për këtë problem

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...