Home Këshilla të ndryshme Kujdes! Mos ja dërgoni këtë mesazh të dashurit!

Kujdes! Mos ja dërgoni këtë mesazh të dashurit!

Ky mesazh bën që gjithçka të prishet në lidhjen tuaj.

Ju nuk mund të gjeni një zgjidhje. Fillon me një keqkuptim të thjeshtë dhe përfundon deri në ndarje. Sipas intv.al duhet të bëni kujdes dhe mos të dërgoni pikërisht këtë mesazh i cili kërcënon seriozisht lidhjen tuaj. Bëhet fjalë për këtë mesazh:

“Ti  kurrë nuk u përgjigjesh teksteve të mia. Pse nuk mund të përgjigjesh kur të pyes për diçka? Unë nuk do të të shkruaja nëse nuk do të kisha nevojë për diçka, por ti je gjithmonë i zënë. Ty nuk të intereson askush,  përveç vetes tënde”.
Me këtë mesazh, ju nënkuptoni se e dini mire situatën dhe personi tjetër thjesht nuk interesohet për ju.
Kritika e tillë ndaj partnerit, do e bëjë atë ta mendojë edhe ndarjen nga ju.

Dëgjimi i fjalës “ju” ndez konfliktin,  sepse do ndihet  i detyruar të mbroni veten. Edhe nëse nuk bëni asgjë, dëshira për t’u mbrojtur është automatike. Nëse e fajësoni personin tjetër, jeni duke e godituar. Me këtë mesazh do i jepni vetes suaj të drejtë. Gjithashtu, ju me këtë mesazh konstatoni diçka dhe personi tjetër nuk e sheh të arsyeshme as të shpjegojë situatën. Merrni kohën tuaj dhe mos u nxitoni të dërgoni këtë mesazh,  sepse pasoja është e dukshme: do ndaheni. Qetësohuni fillimisht, mendohuni më gjatë dhe mos shkoni direkt të negativiteti. Bërja e presionit në një lidhje nuk sjell asgjë të mirë, sepse duket sikur po e kontrolloni atë.

 

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...