Home Këshilla për Prindër Këshilla për shtatëzëna Kujdes mos provoni kremra dhe parfume të reja gjatë shtatzënisë

Kujdes mos provoni kremra dhe parfume të reja gjatë shtatzënisë

 Kujdes mos provoni kremra dhe parfume të reja gjatë shtatzënisëGjatë shtatzënisë mos eksperimentoni me preparate të reja kozmetike sepse, për shkak të ndryshimeve të hormoneve dhe ndryshimeve vaskulare, lëkura bëhet më e ndjeshme, madje krahas kësaj rritet rreziku nga ndikimet e padëshiruara.

Preparatet e reja duhet t’i aplikoni vetëm nëse ekziston arsye e fortë – shfaqja e akneve, reaksioni ndaj produkteve të cilat deri atëherë normalisht i keni përdorur, tejndjeshmëria ndaj aromave…
Sa u përket produkteve anti-rrudhë, ekspertët pajtohen që gjatë shtatzënisë dhe derisa e ushqeni beben me gji, duhet të shmangni preparatet që kanë vitaminë A dhe derivatet e kësaj vitamine (Retinol, Retinyl linoleate, Retinyl palmitate), transmeton Telegrafi.

Produktet me thartinë hialuronike, me thartira pemësh dhe thartirë salicine në koncentrik deri 2 për qind, aq përmbajnë disa produkte të dedikuara lëkurës së yndyrshme dhe të papastër, mund të përdoren gjatë shtatzënisë,por me kujdes të madh.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...