Home Këshilla të ndryshme Kujdes: Nëse bojleri juaj lëshon këtë tingull – mund t’ju vrasë

Kujdes: Nëse bojleri juaj lëshon këtë tingull – mund t’ju vrasë

1A e shkyçni bojlerin para se të hyni në vaskë? Ja kur është rrezik.

Është e njohur që bojleri, në rast të eksplodimit, mundet t’ju lëndojë rëndë apo t’ju vrasë. Sipas ekspertëve, bojleri eksplodon për shkak të defekteve dhe parregullsive, transmeton Telegrafi.

Në rast të ngrohjes së pakontrolluar të ujit, të cilën mund ta identifikoni sipas tingëllimës dhe vlimit të ujit që dëgjohen nga bojleri, e para që duhet të bëni është që të ndërprisni furnizimin me rrymë, aq më parë nëse në termometër shihni temperaturën e lartë, me kusht që termometri të jetë i saktë.

Energjinë elektrike mund ta shkyçni edhe nëpërmjet ndërprerësit i cili furnizon bojlerin.

Në rast se nuk ka ndërprerës të tillë, shkyçni siguresën në të cilën është i lidhur bojleri, mirëpo nëse keni pajisjen automatike, me aktivizimin e saj shkyçni tërë rrymën në banesë, gjë që është më e sigurt.

Duke pasur parasysh që bojleri është nën presionin edhe të tensionit në të cilin ka ujë, puna më e mençur është që ta shkyçni derisa jeni duke bërë dush.

Nëse bojleri është krejtësisht në rregull (nuk ka tela të zhveshur të cilët varen jashtë, nuk pikon ujë i cili lag ndonjërin tel etj.) dhe nëse tokëzimi është bërë mirë, atëherë është krejtësisht e sigurt ta lini bojlerin të lidhur në rrymë.

Rryma mund t’ju godasë nëse gjatë dushit është i aktivizuar bojleri i cili ka tokëzim të keq.

Megjithatë, ekspertët këshillojnë që gjithmonë, pa marrë parasysh a është tokëzimi i mirë apo jo, që bojlerin ta fikni para se të hyni në vaskë!

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Kjo është arsyeja se pse na bëhet trupi me puçra kur emocionohemi

Të gjithë ne, themi në jo pak raste se na u bë lëkura me kokrra kur dëgjojmë ndonjë lajm të trishtë apo dëgjojmë një këngë të mrekullueshme. Matthew Sachs një ish-student në Harvard, ka studiuar vitin e kaluar individë që pësojnë “puçrra” kur dëgjojnë muzikë, për të kuptuar se si ndodh kjo. Hulumtimi shqyrtoi 20 studentë, 10 prej të cilëve pranuan...