Home Këshilla të ndryshme Kujdes nga akulli nëpër lokale, shkakton këtë sëmundje!

Kujdes nga akulli nëpër lokale, shkakton këtë sëmundje!

Në ditët e nxehta të verës, uji apo pijet e ndryshme shoqërohen me akull. Por, ndërsa ne e blejmë ujin për të mos konsumuar atë të rrjetit publik, rrezikojmë që mikrobet apo infeksionet t’i marrim nga akulli.

Mjekët infeksionistë thonë se javët e fundit ka raste të shtimit të hepatitit A, që përhapet më së shumti nga uji dhe hedhin dyshimet se është pikërisht akulli përgjegjës.

Prodhimi i akullit me ujë të pakontrolluar, nuk është një problem i ri. Tre vite më parë, një hetim i Institutit të Shëndetit Publik, zbuloi se uji me të cilin ishte prodhuar akulli shfaqte shenja të “Steptokokut fekal”, gjë që tregon se, uji kishte ndotje nga ujërat e zeza ose ishte i ndenjur në depozita.

 

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Çfarë e shkakton erën e keqe të gojës dhe ushqimet që e largojnë

Nuk ka gjë më të sikletshme se sa të takosh a të bisedosh me dikë ndërsa duke folur kupton se fryma lëshon një aromë të keqe. Është një problem i sikletshëm që prek të gjithë njerëzit. Paralajmërimi i një sëmundjeje apo komplikimi shëndetësor, ushqimet që konsumoni dhe higjiena e varfër e gojës janë tre faktorët kryesorë të aromës së...