Kujdes nga konsumi i orizit të bardhë

Konsumimi i orizit të bardhë mund të rrisë rrezikun për t’u prekur nga diabeti, tipi 2, sidomos në ato vende ku përdorimi i tij është shumë i madh, për shembull në vendet aziatike, paralajmërojnë ekspertët amerikanë nga shkolla e Harvardit për shëndetin publik.

Deri te një përfundim të tillë ata kanë ardhur pasi kishin analizuar rezultatet e katër studimeve të botuara në Kinë, Japoni, Australi dhe Amerikë, në të cilat ishin përfshirë rreth 350.000 njerëz, studime që kishin zgjatur 22 vjet.

Pjesëmarrësit e studimit kinez dhe japonez të kishin konsumuar orizin, për 55% më shumë ishin të rrezikuar se do të prekeshin nga diabeti i llojit 2 në krahasim me personat që më pak e kishin konsumuar atë. Në Amerikë dhe Australi, ku orizi konsumohet dukshëm më pak, rreziku ishte shumë më i vogël.

Pjesëmarrësit e studimit aziatik mesatarisht orizin kishin konsumuar tre deri katër herë brenda një dite të vetme, përderisa ata në Amerikë dhe Australi një deri dy herë në javë.