Me qindra mijëra njerëz, sipas ekspertëve, vuajnë nga kokëdhimbjet, si pasojë e përdorimit të tepruar të ilaçeve kundër dhimbjeve.
Rreziku më i madh është tek të cilët çdo të dytën ditë për shërimin e kokëdhimbjes apo të ndonjë sëmundjeje tjetër marrin aspirinë, ibuprofen apo paracetamol. Marrja e tepërt e atyre ilaçeve mund ta bëjë trurin më të ndjeshëm në dhimbje, duke hapur rrugën drejt kokëdhimbjeve të tjera.
Kështu njerëzit ndodhen në rrugë pa krye, ku dhimbjet bëhen edhe më të forta, atëherë merren edhe më shumë ilaçe, e njerëzit bëhen edhe më të ndjeshëm në dhimbje.
Organizata “NICE”, e cila përkujdeset për shëndetin njerëzor, thekson se mjekët nuk e kanë diagnostikuar në mënyrën më të mirë shkasin e dhimbjes apo nuk kanë ofruar trajtimin më të mirë të mundshëm.
‘Për shumicën do të ishte më mirë ndonjë shërim alternativ, si inhalimi i oksigjenit apo akupunktura’, porosisin nga NICE-a.