Home Teknologji Internet Kujdes nga njoftimet mashtruese të Facebook

Kujdes nga njoftimet mashtruese të Facebook

Kini kujdes kur të hapni e-mail që ju thonë se jeni etiketuar në një foto në Facebook, sepse mund të ndodhë që të jenë maluer.

Kjo porosi është bërë para ca ditësh nga blogu NakedSecurity. Faqja ka zbuluar një fushatë mashtruese që po shpërndahet me anë të e-mailit dhe duke dhënë një shembull me anë të fotos së mësipërme, i këshillon përdoruesit të mos i hapin e-mailet që ngjajnë me të.

Duket qartë që e-maili nuk vjen nga domeni zyrtar i Facebook, pasi tek pjesa e dërguesit adresa është ‘@faceboook.com’, pra me tre ‘o’. Është pikërisht linku që përmban e-maili, ai që e dërgon përdoruesin tek një skriptë me virus, i cili e ekspozon kompjuterin ndaj kërcënimeve të ndryshme në Ueb.

Brenda 4 sekondash, shfletuesi e çon përdoruesin tek një faqe që ngjan si ajo e Facebook por që në të vërtëtë nuk është ajo. Blogu NakedSecurity rekomandon që të shihen me kujdes adresat se nga vijnë e-mailet e Facebook dhe të shiqohet me kujdes nëse linqet të dërgojnë tek faqja zyrtare e rrjetit social apo jo.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ju duket sikur ju zihen këmbët dhe ju kruhen? Ky është rreziku që ju kanoset!

Sindroma e këmbëve të lodhura (RLS) është një çrregullim, i karakterizuar nga një nevojë e fortë dhe e pakontrollueshme për të lëvizur këmbët. Njerëzit me RLS përjetojnë këtë nevojë së bashku me ndjesitë e çuditshme dhe të pakëndshme në këmbët e tyre, të cilat shpesh i përshkruajnë si ngjethje, zvarritje, këputje, kruajtje, ndjesi shpimi, djegie, dhimbje ose si shkarkime elektrike. RLS...