Home Teknologji Internet Kujdes nga porositë e drejtpërdrejta në Twitter

Kujdes nga porositë e drejtpërdrejta në Twitter

Dërgimi i porosive të drejtpërdrejta në shërbimin për mikro-blogje dhe rrjetin për shoqërim onlin Twitter është një prej shtojcave me të cilën u është mundësuar përdoruesve të komunikojnë larg syve të publikut. Megjithatë, këtë shtojcë shpesh e shfrytëzojnë cyber-kriminelët për punët e tyre të pista.

Nëse dy përdorues përcillen në mes veti në Twitter, ata në mes veti mund të shkëmbejnë porosi të drejtpërdrejta. Përmbajtjet e porosisë do t’i shohin ekskluzivisht përdoruesit të cilët komunikojnë në këtë mënyrë.

Nëse llogarinë tuaj në Twitter e komprometon ndonjë aplikacion apo shtojcë e jashtme, shumë shpesh nga llogaria e përdoruesit fillojnë të vijnë porosi me përmbajtje të dyshuar, më së shpeshti me një lidhje të caktuar të interneti prapa së cilës fshihet shtojca dashakeqe e cila tenton të merr përsipër llogarinë e përdoruesit të ri.

Kohëve të fundit në Twitter është paraqitur një dukuri e re e porosive të tilla të drejtpërdrejta me tekstin “You’re on here?” dhe me lidhjen e shfaqur. Lidhja e drejton përdoruesin në faqen e internetit të emëruar “mhansenhome” me porosinë “someone posted on their blog about you”.

Faqja e përmendur kërkon nga përdoruesi të kyçet me të dhënat e tij nga Twitter, me ç’rast edhe ajo llogari “e re” komprometohet.

Edhe një herë ju këshillojmë, mos hapni lidhjet e internetit brenda porosive të drejtpërdrejta me përmbajtje të dyshuar sepse edhe llogaria juaj do të mund të jetë e radhës që komprometohet nga dashakeqët. /Telegrafi/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Këto janë mënyrat mënyrat natyrale për të shtuar në peshë

Rreth 2/3 e njerëzve në SHBA janë mbi peshë ose obezë, por gjithsesi shumë njerëz në botë, kanë problem pasi janë tepër të dobët.Ky është një shqetësim real pasi të qënit nën peshë mund të jetë i dëmshëm për shëndetin po aq sa të qënit obez. Çfarë do të thotë në të vërtetë të qënit “nën peshë”?Të qënit nën peshë...