Home Këshilla për Prindër Këshilla për shtatëzëna Kujdes nga shtatzënia e padëshiruar

Kujdes nga shtatzënia e padëshiruar

Shume para janë duke u shpenzuar për edukimin seksual në shkolla, por si duket numri i shtatzënive është duke u shtuar shumë këto 5 vitet e fundit.

Sipas statistikave numri i shtatzënave është rritur në 10% tek vajzat adoleshente.Në fillim të këtij muaji në një qytet në Britani, në Lewisham, numri i shtatzënave është më i vogël.

Disa adoleshente janë duke biseduar për të hapur një organizatë në Londër, e cila do të këtë ndikim shumë më të madh në shkolla.Këtu kemi përfshirë disa nga prindërit e adoleshentëve dhe vet adoleshentet britanikë që e kanë përjetuar këtë.

Emma Wykes është vetëm 17 vjeçare, ndërsa i dashuri i saj 26 vjeç. I dashuri i saj ka sugjeruar që të përpiqen për të bërë një fëmijë së bashku.

Në fillim më është dukur një ide e mirë, por pasi që lindi bebeja Chloe ne u ndamë dhe e gjithë përgjegjësia më mbeti vetëm mua”, thotë ajo. Pastaj të gjithë miqtë e mi filluan të gjenin punë apo të regjistroheshin në kolegj dhe unë vetëm atëherë e kuptova se sa e vështirë është rruga që kisha nisur “

Emma për fat të mirë tashmë është duka punuar në një shkollë si edukatore ku mundohet t’iu tregon adoleshenteve që nuk është rrugë e mirë nëse në moshën e re mbesin shtatzënë.

Edukatorja Leah Moyse thotë që edukimi seksual nuk duhet ta bëjmë vetëm me teori por edhe me praktikë, ku fëmijëve duhet t’ju tregohet se nuk është rrugë e lehtë që të bëhesh nënë.

Si shkak i këtij programi është arritur që më shumë se 5.000 nxënës ta zvogëlojnë numrin e shtatzënave adoleshente, nëpërmjet trajnimeve të ndryshme.

Hilary Pannack, njëra nga iniciuesët e organizatave thotë që vajzat adoleshente përfitojnë nga kjo situate, pasi që fitojnë strehim dhe mbrojtje nga shteti, por ato nuk i dinë pasojat e së ardhmes.

Lea nënë e një fëmije 3 vjeçar, thotë që ka mbetur shpatëzën aksidentalisht në moshën 16 vjeçare dhe atëherë mendonte që me 120 funte do të mbulonte shpenzimet për fëmijën, “por kjo ishte një luftë që unë duhej ta luftoja”.

Emma e cila ka një tjetër fëmijë tashmë me të dashurin e saj aktual, tregon që ka qenë një vajzë naive dhe ka rënë shumë lehtë në grackën e ish të dashurit të saj, por ajo pasi ka shkuar në disa kurse ka mësuar mënyrën se si të përballet me këtë vështirësi.

Unë nuk jam krenare për çfarë kam bërë dhe nuk dua të përfitoj nga kjo situatë por nuk kam zgjedhje tjera”, thotë Emma.Nuk është shumë e lehtë për mua të punoj 40 orë në javë dhe ti lë fëmijët e mi te vegjël në shtëpi, por me duhet sepse kam nevojë, sepse më duhen paratë”.

Pengesë në këtë është edhe qëndrimi i Qeverisë, në drejtim për të thyer ciklin e varfërisë dhe shkatërrimit social, pavarësisht se ekspertët thonë se njësia e familjes tradicionale është një mjedis më të mirë për mirëqenien e fëmijëve, por, është më e vështirë për çifte për të marrë ndihmë.

Ndërsa, i dashuri i Emma-s Tony Flack, thotë që është më vështirë për një çift të marrin ndihma nga shteti se për një nënë që është beqare, prandaj neve na duhet që të punojmë shumë.

Edukatoret tregojnë që shumica e adoleshentëve që mbesin me barrë është për shkak që nuk din si të mbrohen e kjo është mungesë edukimi.

Është mirë që përmes orës së Biologjisë të mësojnë se si të mbrohen, sepse një gjë e tillë dëmton shoqërinë, por dëmton shumë jetën e të rinjve.

Ne duhet t’iu ndihmojmë të rinjtë në lidhje me marrëdhëniet si dhe për identitetin personal te tyre, ndërsa për foshnje ka kohë, në një moshë më të pjekur.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Temperaturat e larta dhe uji i nxehtë po i mbysin peshqit

Alaska ka qenë e përfshirë nga një valë e të nxehtit gjatë kësaj vere dhe kjo ka bërë që një numër i lartë salmonësh të mos e përballojnë dhe të ngordhin. Shkencëtarët kanë vërejtur se disa lloje salmonësh janë zhdukur pas një ekspedite përgjatë lumit Koyokuk të Alaskës, pasi vendasit njoftuan se një numër i lartë salmonësh kishin dalë në...