Home Shëndetësi Kujdesi per dhembet gjate shtatzenise

Kujdesi per dhembet gjate shtatzenise

shtatzania_dhembetA me duhet kujdes i vecante per dhembet?
Nese ne fillim te shtatzanise keni patur neveri te percjella me te vjellura, mund te ndodh qe thartira pas te vjellave prish smaltin e dhembeve. Qe te ruani buzeqeshjen e bukur edhe gjate shtatzanise, pas te vjellave, gjithmone pastroni gojen mire me uje.
Preferohet perdorimi i furcave te dhembeve me te buta, por edhe pastrimi i dhembeve me ane te perit. Gjithashtu, ne konsultim me gjinekologun tuaj, mund te perdorni preparate fluori me doza te pershtatshme te cilat sigurojne ndertimin e substances se smaltit kualitativ tek foshnjat.
A prishen dhembet me shpesh gjate shtatzanise?
I ngulitur eshte mendimi qe gjate shtatzanise duhet rene dhembet patjeter, sepse foshnja harxhon kalciumin e organizmit te nenes. Megjithate, stomatologet kete e kundershtojne dhe pohojne qe deri te gjakderdhja e dhembeve tek shtatzenat ndodh per shkak te kujdesit te manget per higjienen orale.
Perse i kam dhemballat me te fryera?
E enjtura dhe gjakderdhja e dhemballave eshte shume e shpeshte ne shtatzani.kjo ndodh per shkak te ndryshime te medha ne indet paradontale, sidomos ne dhemballa.
Ne keto raste, vecanerisht nese nuk ka higjiene te mirefillte orale, lajmerohen tere proceset patologjike. Prandaj, nese keni probleme me dhemballat, gjithsesi vizitoni stomatologun.
A mund ti rregulloj dhembet gjate shtatzanise?
Natyrisht qe mund ti rregulloni, pa kurrfare pasojash negative ne shtatzani. Vetem se gjate tremujorit te pare duhet shmangur intervenimet stomatologjike, shkaku i anestezionit apo perdorimit eventual te ndonje ilaci.
Pas kesaj peridhe, nese keni shtatzani normale, mund te beni intervenime stomatologjike pa asnje problem. Madje preferohet qe ti rregulloni dhembet para lindjes, qe te mos bartni ndonje infeksion oral tek foshnja.
A mund te heq dhembin gjate shtatzanise?
Heqja e dhembeve ne shtatzani duhet shmangur ne tremujorin e pare, sepse kjo behet me ane te anestezionit lokal. Me vone lejohet heqja e dhembeve, pervec ne rastet kur keni problem me mpiksjen e gjakut. Ne keto raste para heqjes duhet te konsultoheni me gjinekologun dhe stomatologun tuaj.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...