Home Këshilla të ndryshme Kujdesni: Ky është një prej shkaktarëve më të shpeshtë të kancerit në...

Kujdesni: Ky është një prej shkaktarëve më të shpeshtë të kancerit në fyt!

​Urthet e shpeshta rrisin rrezikun nga krijimi i kancerit të fytit, zbulojnë shkencëtarët amerikanë, të cilët po ashtu kanë përcaktuar që antacidet mund të ndihmojnë.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 631 persona të cilët kanë pasur rrezik të rritur nga krijimi i kancerit të fytit, kanë qenë duhanpirës dhe kanë konsumuar edhe alkool me tepri. Po ashtu kanë marrë pjesë edhe 1234 persona të shëndetshëm.

Rezultatet e hulumtimit kanë treguar që urthet e sheshta rrisin rrezikun nga krijimi i kancerit të fytit për madje 78 për qind, pavarësisht nga shprehitë e tyre siç janë duhanpirja ose konsumimi i tepërt i alkoolit, transmeton Telegrafi.

“Kemi dëshmuar që urthin duhet ta marrim seriozisht sepse mund të rrisë rrezikun nga krijimi i kancerit të fytit”, ka deklaruar udhëheqësi i hulumtimit prof. Scott M. Langevin.

Antacidet janë ilaçet të cilat neutralizojnë acidin e stomakut, lehtësojnë dhe parandalojnë urthin. Ky hulumtim ka treguar që mund të reduktojnë rrezikun nga krijimi i kancerit të fytit.

Shkencëtarët theksojnë që mund ta reduktoni frekuencën e urthit dhe theksojnë disa nga mënyrat më efikase:

• Hani të paktën 3 orë para gjumit

• Përdorni mëlmesat natyrale

• Shmangni pijet me gaz

• Shmangni ushqimin shumë të njelmët dhe yndyrshëm.

• Hani shujta më vogla dhe më shpesh

• Hani ngadalë

• Adaptoni teknikat e relaksimit

• Mos vishni rroba shumë të ngushta

• Rriteni konsumimin e ujit.

 

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...