Kungulli dhe kivi kundër virozave të stinës

“Lufta” për t′u mbrojtur nga virozat e stinës fillon që në tavolinat tona, pra që nga ushqimet që ne kon sumojmë. Disa ekspertë të poliklinikës “San Mateo” në Pavia të Italisë kanë lançuar dietën mbrojtëse për të parandaluar infektimin nga viruset e stinës së ftohtë, ku dihet që rreziku për t′u prekur nga gripi është më i madh.

Këshillat e tyre fillojnë me konsumimin e kivit, si një përbërës kryesor që nuk duhet t′i mungojë ushqimit tonë të përditshëm.

E rëndësishme është të dimë se kivi është një frut i pasur me vitaminë C, potas, si dhe vitaminë E. Por përveç vetive mbrojtëse nga virozat e stinës kivi ka edhe veti të tjera, siç janë mbrojtja e syve nga plakja apo luftimi i impotencës mashkullore. Gjithashtu kivi ndihmon lëkurën, duke e bërë më elastike dhe rinore.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Oslos, kivi ul trigliceridet (yndyrnat) në gjak, duke parandaluar kështu sëmundjet kardiovaskulare. Kivi është i këshillueshëm edhe gjatë shtatzënisë, pasi një kokërr në ditë u ofron grave shtatzëna acidin folik, i dobishëm kundër çrregullimeve në tubin nervor të fëmijës së palindur.