Home Këshilla të ndryshme Kur dhe sa duhet të flenë fëmijët tuaj në varësi të moshës?

Kur dhe sa duhet të flenë fëmijët tuaj në varësi të moshës?

Me kalimin e viteve, jemi mësuar t’i kërkojmë mamit ose babit të flemë edhe 5 minuta më shumë. Por, do të çuditeni kur të mësoni se për sa orë gjumë kanë vërtet nevojë fëmijët. Ja ç’duhet të dini!

Sipas një grafiku të postuar në “Lifehacker”, fëmijët duhet të flenë në një orar të caktuar, i cili varet nga ora kur zgjohen.

Grafiku tregon se fëmijët e moshës 5 vjeç duhet të flenë nga ora 19:45 ose në orën 20:15.

Fëmijët e moshës 11 deri në 12 vjeç duhet të jenë në gjumë në orën 20:15 ose në orën 21:45.

Nëse fëmija juaj është 5 vjeç, dhe zgjohet në orën 06:30, atëherë ai/ajo duhet të flejë në orën 19:15.

Nëse zgjohen në orën 07:00, atëherë duhet të flenë në orën 19:30.

Nëse fëmija juaj është 8 vjeç dhe zgjohet në orën 06:45, atëherë duhet të flejë në orën 20:15. Ndërsa, nëse zgjohet në orën 07:30, atëherë duhet të flejë në orën 21:00.

“Sleep.org” ka përshkruar sasinë e rekomanduar të gjumit për secilën grupmoshë, nga foshnjat deri tek adoleshentët.

Këto janë:

Të porsalindurit (deri në tre muaj): 14 deri në 17 orë.

Foshnjat (katër deri në 11 muaj): 12 deri në 15 orë.

Fëmijët e vegjël (një deri në dy vjeç): 11 deri në 14 orë.

Fëmijët parashkollorë (tre deri në pesë vjeç): 10 deri në 13 orë.

Mosha shkollore (6 deri në 13 vjeç): 9 deri në 11 orë.

Adoleshentët (14 deri në 17 vjeç): 8 deri në 10 orë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...