Kur dhe si duhet ushqyer foshnjën me qumësht gjiri

A mendoni se supozimet për gjashtë muajt e parë për ta ushqyer foshnjën me qumësht gjiri (sipas disa të tjerëve edhe më gjatë) janë të tepërta?

Çfarë ndodh me foshnjat, të cilat qumështin e nënës e kanë ushqim kryesor për një kohë më të shkurtë? Qumështi nga gjiri i nënës është ushqimi më i shëndetshëm, në fakt ushqimi i vetëm për të cilin në gjashtë muajt e parë foshnja ka nevojë.

Kjo do të thotë se gjatë kësaj periudhe kohore foshnja nuk ka nevojë për asnjë tjetër lloj ushqimi, përfshirë çajin, ujin e gjërat e ngjashme.

Me përbërjen e tij qumështi nga gjiri i nënës deri në moshën gjashtëmuajshe përmbush të gjitha nevojat e foshnjës për ushqim dhe lëngje. Për dallim nga formulat e tjera të ushqimit, qumështi i nënës posedon faktorë kundër-efektivë, të cilët janë përgjegjës për shëndetin e foshnjës duke zvogëluar infeksionet në rend të parë.

Po ashtu, të gjitha nënat duhet ta dinë se në vitin e parë të jetës organizmi i foshnjës nuk është i përgatitur për ushqimin e lopës, sepse paraqet ngarkesë për veshkat dhe mundet të shkaktojë gjakderdhje të brendshme.