Kur duhet të formatizoni një kompjuter që ka Windows?

Kur instaloni një sistem operativ Windows në një kompjuter, ai mund të funksionojë mjaft mirë për shkak të sistemit të ri të tij të skedarëve dhe çelësat e freskët të regjistrit. Me kalimin e kohës, kjo shpejtësi vjen duke u ngadalësuar për shkak të shtimit të shumë hyrjeve në regjistrin e vet.

Me fjalë të tjera, sa më shumë aplikacione që instalohen në një kompjuter që ka Windows, puna në të do të ngadalësohet.

Në të shumtën e rasteve, përvoja juaj reduktoi shpejtësinë e punës për shkak të shfrytëzimit të memories dhe procesorit nga aplikacione që nuk janë thelbësorë. Gjithashtu, mund të ndodhë që ju i instaloni aplikacionet që nuk ju duhe, por ende, për shkak të hyrjeve në regjistrin e sistemit Windows, puna juaj ka pësuar rënie në shpejtësi. Nëse e gjeni që shpejtësia mesatare e procesorit është mbi 25% deri në 30%, kjo thjesht nënkupton që diçka nuk është mirë me sistemin tuaj operativ dhe ai kërkon formatizim dhe riinstalim. Ju mund të vëzhgoni përdorimin e procesorit dhe memories duke përcjellur hapat e mëposhtëm:

1) Kyçuni në kompjuter me ndonjë llogari (pothuajse çdo përdorues mund të shohë përdorimin e CPU-së dhe memories pa pasur nevojë për të drejta të veçanta).
2) Në shiritin e poshtëm në Windows (në taskbar), shtypni me të djathtën e miut dhe zgjedhni “Start Task Manager”. Në dritaren e re shkoni tek tabi “Performance” për ta parë paraqitjen grafike të përdorueshmërisë së procesorit dhe memories. Përdorimin e procesorit mund ta shihni në shiritin e kësaj dritare, në pjesën e poshtme, e cila paraqitet me përqindje.

Pasi ta keni parë, ju keni nevojë që të mendoni dhe në fund të merrni masa për të zgjidhur këtë çështje.