Kur është gati fëmija juaj të fle në krevatin standard

Kur është gati fëmija juaj të fle në krevatin standardKeni menduar se në çfarë moshe është gati fëmija juaj të fle në shtrat standard?

Ekspertët thonë që fëmija më i vogël se 2 vjeç nuk është i pjekur as emocionalisht e as mentalisht që të flejë në krevat standard. Shumica e fëmijëve, kalojnë nga krevati i fëmijëve në krevatin e madh, nga mosha 2 deri në 3 vjeç e gjysmë.

Para se të vendosni një krevat të madh, kontrolloni nëse në dhomën e fëmijëve ka ndonjë rrezik të mundshëm. Perdet afër krevatit, nëse fëmija mund të hap dritaren dhe të rrëzohet. Kontrolloni të gjitha rreziqet problematike potenciale të lidhura me sigurinë e fëmijës tuaj.

Fëmija duhet ti ketë më së paku 9 vjeç para se ti lejoni përdorimin e krevatit me kate sepse ndonjëherë, në gjumë, mund të rrëzohen. Rrëzimi nga kati i sipërm i krevatit mund të shkaktojë lëndime serioze. Zvogëloni rrezikun nga lëndimet duke vendosur njërën anë të krevatit (më të gjatën) të mbështetur në mur. Bleni edhe mbrojtësen e cila vendoset në pjesën e pambrojtur të krevatit.

Atëherë shpjegojini fëmijës që ajo e mbron nga rrëzimi nga krevati dhe lëreni ta provojë disa herë “lëvizjen” para fjetjes së parë në mënyrë që të sigurohet se nuk do të rrëzohet. Prindërit ndonjëherë vendosin e krevatin e madh në dhomë të fëmijëve por e lënë edhe atë të voglin për çdo rast. Ta dini që kjo nuk ka nevojë. Fëmija i cili frikësohet të fle në krevat do të insistojë që të kthehet në krevatin e mëparshëm.