Home Këshilla Seksuale Kur është “ora e shenjtë e seksit” për meshkujt

Kur është “ora e shenjtë e seksit” për meshkujt

Kur është ora e shenjtë e seksit për meshkujtOra e dashurisë e partnerit tënd rregullohet kryesisht nga sekretimi i testosteronit dhe e arrin cakun e vet në mëngjes – shpjegon seksologu Mauricio Bossi.

Për këtë arsye ndodh se partneri të propozojë për intimitet sapo zgjohesh në mëngjes. Në realitet, në qoftë se do të përjetosh një marrëdhënie më intensive, duhet të shkosh pas kërkesës së tij.

Përveç se janë të dy partnerët të çlodhur, ai në orët e para të mëngjesit ka një shtim prej 30% të hormonit të dëshirës. Herëve të tjera mos u anko se pse ai, pas perëndimit të diellit është i vakët ose i privuar nga iniciativa: tashmë ti e di që nuk është problemi vetëm tek lodhja.

Biologu gjerman Liebe & Beziehungsblog, konfirmon se “ora e shenjtë e seksit”, është nga 8 deri në 9 të mëngjesit, kohë kur gjaku i mashkullit shpërthen nga testosteroni, por në orën 7 të mëngjesit është momenti kur përqendrimi i hormoneve në gjak është pothuajse 6 herë më i lartë se pjesën e mbetur të ditës. Kjo u mundëson partnerëve një seks më të kënaqshëm dhe një lidhje më të fortë si në intimitet, ashtu edhe në dashuri, pasi qetësia u dhuron atyre më shumë ngrohtësi. Nga ana tjetër, hormonet u dhurojnë atyre më shumë eksitim.

“Nuk e di se kur mund të ishte kohë më e mirë se kjo që ne kemi konstatuar për të bërë seks, pasi deri tani te të gjitha çiftet ka pasur një ndikim më se pozitiv”, përfundon shprehet specialisti Alessandri Di Gregorio.

Ka të ngjarë që ju nuk e dini se për mashkullin ekziston edhe një kulm stinor negativ. Për shkak të natyrës që ‘zgjohet’, pranvera është stina më delikate për erosin, kur testeteroni, në fakt arrin nivelin më të ulët të vitit.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Tetë frutat e thata më të shëndetshme

Para se të zgjidhni frutat e thata lexoni mirë etiketën e paketimit dhe shikoni me vëmendje elementet e tjera të shtuara te frutat e thata, kjo sepse shpesh shtohet sheqer shtesë për të përmirësuar shijen dhe për t’i mbrojtur nga prishja. Frutat e thata janë të njohura për shumë arsye! Me konsumimin e tyre trupi ynë merr minerale esenciale, vitamina dhe...