Home Këshilla të ndryshme Kur është xhelozia sëmundje?

Kur është xhelozia sëmundje?

Kur është xhelozia sëmundje?Xhelozia e tepërt trajtohet si sëmundje në psikologji. Ajo ndahet në 3 sindroma:

Sindroma e Mairet
Kush ka këtë sindrom nuk shqetësohet për pabesinë e partnerit, por trembet në mënyrë obsesive mbi çdo gjë tjetër se mos e braktisin. Marrëdhënia në çift, për ata që vuajnë nga frika e braktisjes, përjetohet në mënyrë kronike me sfond plot dhimbje.

Sindroma e Otellos
Ata që vuajnë nga kjo sindromë kanë bindjen se partneri i tradhton. Nuk ka asnjë rëndësi për të, nëse partneri është në të vërtetë besnik apo jo. Ka bindjen se tradhtia tashmë ka ndodhur. Asnjë ‘dëshmi pafajësie’ e partnerit nuk ia heq këtë bindje. I kërkon në mënyrë ‘mbytëse’ vazhdimisht partnerit të rrëfejë tradhtinë që ka bërë.

Xhelozia obsesive
Ndryshe nga dy rastet e mëparshme. Kush vuan nga kjo lloj sindrome, e percepton në mënyrë perfekte situatën e vet. E kupton se e ekzagjeron, por e ka të pamundur të heqë nga mendja dyshimin e vazhdueshëm të tradhtisë, i cili e shtyn të shndërrohet në një ‘inspektor policie’ në kërkim të provave që vërtetojnë dyshimet që ka.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...