Home Këshilla të ndryshme Kura kundër lodhjes dhe dhimbjes së flokëve

Kura kundër lodhjes dhe dhimbjes së flokëve

Dihet se universi femëror duron më shumë vuajtje se homologët e tyre meshkuj.

Fizikisht, në fakt, ka kaq shumë dallime mes grave dhe burrave, përveç atyre më të dukshme, të tilla si dhimbje menstruale, lindja e fëmijëve, në listën është edhe dehidratimi, një problem që, sipas disa studimeve, është shumë më i zakonshëm tek femrat.

Mund të duket si një problem i vogël, por sipas botimit në Clinics in Sports Medicine, një dehidratim i barabartë me 4% mund të ketë një ndikim negativ në performancën tonë atletike dhe shkakton dhimbje koke dhe lodhje.

“Shkaku është ulja e vëllimit të gjakut”, shpjegoi Dr. Stacy Sims, nga Stanford University.

“Kur nivelet tona të estrogjenit dhe progesteronit janë shumë të larta, humbim rreth 8% të vëllimit të plazmës, e cila është komponenti i lëngshëm i gjakut”.

Një nivel i lartë i progesteronit mund të shkaktojë një rritje të temperaturës së trupit, që nga ana e saj çon në një ulje të energjisë dhe na bën më të lodhur dhe të përgjumur.

Një nga gjërat më të rëndësishme të duhet të bëni është të keni kujdes në atë që hani. Shmangni alkoolin sa më shumë të jetë e mundur dhe përpiquni që të pini shumë ujë gjatë ditës. Megjithatë, nëse konsumoni alkool, pini të paktën një gotë me ujë ndërmjet pijeve.

Konsumoni edhe shumë perime, veçanërisht spinaq, patate dhe fasule, të cilat përmbajnë shumë kalium dhe pak natrium, por edhe fruta, në veçanti agrume.

Frutat dhe perimet, janë edhe ushqim i përsosur për të rihidratuar trupin për shkak të përqendrimit të lartë të ujit që përmbajnë.Shalqini, për shembull, është i përbërë 90% nga uji, si dhe nga sheqerna “të mira”, kështu që konsumojeni sipas dëshirës, sidomos ndërmjet vakteve. Edhe tërshëra, supat dhe lëngjet e frutave janë të përsosur për të luftuar dehidratimin.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Si të shpëtoni nga puçrrat e vitheve

Gjatë ditëve të nxehta të verës, shumë femra përballen me akne rreth vitheve. Shumica prej nesh nuk e kemi idenë se pse ato ndodhen aty. Ja disa nga mënyrat me anë të të cilave, ju mund të shpëtoni nga to: Bëni dush pas çdo stërvitjeje Është shumë e rëndësishme, që menjëherë pas aktiviteteve fizike të bëni dush! Së pari duhet të...