Home Shëndetësi Kurat natyrale kundër pagjumësisë kronike

Kurat natyrale kundër pagjumësisë kronike

Ekzistojnë mjaft persona të cilët vuajnë nga pagjumësi të shpeshta. Shumica e tyre rendin në barnatore për të marrë ilaçe, të cilat me të vërtetë në fillim ndihmojnë, por me kalimin e kohës organizmi mësohet me to dhe personi duhet ose të rritë dozën, ose t’i ndërrojë ato.

Natyra na ofron mjaft bimë qetësuese, të cilat me kalimin e kohës e ndihmojnë organizmi n për të përmirësuar gjumin, duke e mbrojtur kështu nga pasojat negative të ilaçeve.

1. Në rast se kemi të bëjmë me pagjumësi kronike (çka mund të vërtetohet pas vizitës tek mjeku), atëherë këshillohet konsumimi i një molle pas ngrënies së darkës.

2. Gjithashtu mjaft efektiv është edhe çaji i luleve të blinit. Pini një gotë para se të bini të flini.

3. Një nga bimët me efektive në luftimin e pagjumësive kronike është rrënja e bimës së quajtur Valeriana. Në 2 gota ujë të nxehtë hedhim 8 gr. rrënjë valeriane dhe e lëmë për 15 min. Në vazhdim e kullojmë dhe pimë një filxhan çaji (jo të mbushur plot) gjatë ditës, si dhe të njëjtën sasi para se të biem të flemë.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...