Home Këshilla të ndryshme Kush ecë shpejt, jeton më gjatë

Kush ecë shpejt, jeton më gjatë

Kërkimet e reja tregojnë se shpejtësia e të ecurit në këmbë tek të moshuarit ka lidhje direkte me jetëgjatësinë e tyre.

Rezultatet e këtij kërkimi që u botuan në revistën e shoqatës mjekësore amerikane u ndërmorën nga qendra mjekësore e universitetit të Pitsburgut dhe tregojnë se personat mbi moshën 65 vjeç që ecin më shpejt në këmbë se bashkëmoshatarët e tyre jetojnë më gjatë.

Mjekët besojnë se ecja me shpejtësi në këmbë tek të moshuarit është tregues që sisteme të ndryshme në trupin e tyre funksionojnë në rregull dhe mundet që duke matur shpejtësinë e të ecurit në këmbë të parashikohet edhe jetëgjatësia e tyre.

Ky parashikim është i tillë që personat e moshuar që ecin më shpejt në këmbë gëzojnë shëndet më të mirë në krahasim me moshatarët e tyre dhe pritet që të jetojnë më gjatë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Përfitimet shëndetësore të ujit të arrës së kokosit

Vitet e fundit, uji i kokosit është bërë një pije shumë e famshme. Është i shijshëm, freskues dhe gjithashtu i mirë për shëndetin tuaj. Për më tepër, është i ngarkuar me disa lëndë ushqyese të rëndësishme, përfshirë mineralet që shumica e njerëzve nuk i marrin sa duhet. Më poshtë gjeni disa nga përfitimet shëndetësore të ujit të arrës së kokosit. Mund të ketë...