Home Teknologji Internet Kush komandon në Facebook?

Kush komandon në Facebook?

Sipas një studimi të publikuar në revistën ‘Science’, në rrjetin shoqëror Facebook, ashtu si në të gjitha fushat e jetës, ka persona që ndikojnë tek sjellja e të tjerëve dhe persona të ndikueshëm.

Sinan Aral dhe Dylan Walker të Universitetit të Nju Jorkut kanë publikuar karakteristikat e personave më me ndikim brenda rrjetit social dhe atyre personave që ndikohen më shumë nga zgjedhjet e të tjerëve.

Kërkuesit kanë monitoruar shpërndarjen e një aplikacioni të ri për filmat dhe aktorët duke ndjekur një grup prej 1.3 milionë përdoruesish.

Fillimisht kanë gjetur kush e ka shkarkuar i pari aplikacionin e më pas kanë vëzhguar kush e linte veten të ndikohej nga zgjedhja e të parëve.

Studimi ka dale në përfundimin se meshkujt mbi 30 vjeç dhe beqarë janë ata që përqafojnë të rejat, ndërsa të rinjtë janë ata që ndjekin trendin. Gjithashtu është vënë re se femrat kanë më shumë ndikim tek meshkujt se sa tek femrat e tjera.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ilaçi i lashtë i gjyshes që shëron gjithçka

Sot do t’jua tregojmë recetën e një ilaçi tradicional gjerman i cili është përdorur për trajtimin e shumë sëmundjeve të ndryshme. Ky ilaç i përket mjekësisë alternative, ndërkaq thuhet se i trajton infeksionet, lodhjen, gripat, kolesterolin, arterosklerozën, etj. Gjithashtu është tejet fitimprurës për rastet e gurëve në veshka. Ilaçi fantastik natyral është i suksesshëm edhe në pastrimin e toksinave nga trupi dhe...