Home Këshilla të ndryshme Kush nuk duhet të bëjë banjo dielli

Kush nuk duhet të bëjë banjo dielli

Rrezet e diellit nuk mund të zëvendësohen në asnjë mënyrë me rrezet ultravioletë që prodhohen në mënyrë artificiale.

Megjithatë, ka edhe raste kur banjat e diellit nuk janë të këshillueshme dhe kjo më konkretisht u “mohohet” atyre që vuajnë nga tuberkulozi aktiv i mushkërive, që kanë shqetësime të forta të sistemit nervor, dhimbje të vazhdueshme të kokës, marrje mendsh me të vjella, rrahje të shpejta të zemrës. Po ashtu, nuk rekomandohet banja në ato sëmundje të lëkurës që acarohen si fotodermatozat.

Banjat e diellit nuk u këshillohen atyre që vuajnë nga epilepsia, nga sëmundjet infektive, nga sëmundje të rënda të veshkave, atyre që kanë prirje për hemorragji në tru, me stenokardi, që kanë tension të lartë të gjakut etj.

Lëkura
Personat me sëmundje të lëkurës duhet t’u ekspozohen rrezeve të diellit vetëm sipas udhëzimeve të mjekut. Është e nevojshme marrja e rrezeve të diellit në det.

Por ky veprim duhet të jetë gradual. Rekomandohet që ditën e parë ekspozimi ndaj diellit duhet të jetë vetëm pesë minuta. Së pari, duhet të marrin rreze duart dhe këmbët pastaj shpina dhe gjoksi. Lëkura e barkut i merr e fundit rrezet, për arsye se është më e ndjeshme. Të ndjeshëm ndaj rrezeve janë personat neurolabilë, si dhe personat shumë të dobët fizikisht.

Personat me sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut duhet të ekspozohen me kujdes ndaj rrezeve të diellit. Banjat u ndalohen njerëzve me moshë të thyer dhe grave në periudhën e dytë të barrës. Për çdo rast është e nevojshme të merren parasysh këshillat e mjekëve.

Djegiet
Problem serioz për plazhistët dhe njerëzit që ekspozohen ndaj rrezeve të diellit janë djegiet e lëkurës. Ato nuk mund të shmangen ndryshe, përveç se me anë të përdorimit të solarëve, me mbrojtës me filtër të lartë. Është e këshillueshme që pas plazhit të përdoren kremra hidratues “pas diellit” për lëkurën, pasi nga plazhi lëkura thahet jashtë mase. Në raste djegiesh të thella, rekomandohen edhe preparate në formë xheli. As qëndrimi nën çadër nuk të mbron nga dielli, pasi edhe rëra, edhe gurët rrezatojnë.

Probleme shkakton rrezatimi diellor edhe te nishanet mbi lëkurë. Njëlloj ndodh me njollat dhe qukat, prej të cilave ankohen shumica e njerëzve që vuajnë nga shfaqja me tepri e pullave të bardha mbi lëkurë, pa pigment.

Zakonisht, për mykun dhe njollat rekomandohen preparate me ekstrakte bimore. Forcimi i rezistencës së organizmit duhet të jetë pjesë përbërëse e çdo individi. Organizmi duhet që gradualisht t’u ekspozohet disa faktorëve dhe kushteve në të cilat e forcon rezistencën. Fortësimi i rezistencës së organizmit arrihet me shfrytëzimin e rregullt të faktorëve të jashtëm diellit, ajrit dhe ujit.

Kujdesi
Sipas mjekëve, gjatë kësaj stine, një kujdes i veçantë duhet treguar gjatë ekspozimit në diell, i cili nuk duhet që t’i kalojë caqet e tij. Kujdes duhet të kenë gratë, pasi në këtë stinë rrezikon t’iu shfaqet lukusi i inflamatodës, diskozës ose i gjeneralizuar.

Gjithashtu, rrezikohen të shfaqen edhe disa njolla të bardha në fytyrë dhe në duar. Këtu veçohen edhe disa sëmundjet infektive, sidomos tek fëmijët e vegjël. Kjo ndodh për shkak të qëndrimit në zona të papastra, që janë lënë në mëshirë të fatit.

Vendet ku ka mbeturina pa kriter, në plazhe apo zona turistike, janë tepër problematike dhe shkaktojnë sëmundje infektive. Të njëjtin efekt mund ta japin edhe ambientet e ujit të papastër në disa zona, ku sasia e mikrobeve e kalon 2-fishin apo 3-fishin e mikrobeve.

Në ambientin e ndotur me mbeturina, shkak për fillimin e infeksioneve mund të bëhen edhe mushkonjat dhe mizat e ndryshme. Tek fëmijët me lëkurë të dobët fizikisht dhe dermatologjikisht, sëmundjet janë më të predispozuara për t’u shfaqur. Kështu, shenjat shfaqen në fytyrë, në duar me flluska të vogla në fillim të ujshme, të cilat më vonë infektohen. Më vonë ato acarohen dhe këto sjellin një temperaturë të lartë. Këtu lind nevoja e paraqitjes tek mjeku më i afërt.

Kush nuk duhet të bëjë banjo dielli

Personat që vuajnë nga tuberkulozi aktiv i mushkërive
Personat që kanë shqetësime të forta të sistemit nervor Personat që kanë dhimbje të vazhdueshme të kokës
Personat që kanë marrje mendsh me të vjella
Personat që kanë rrahje të shpejta të zemrës
Personat që vuajnë nga sëmundje të lëkurës që acarohen si fotodermatozat
Personat që vuajnë nga epilepsia
Personat që vuajnë nga sëmundjet infektive
Personat që vuajnë nga sëmundje të rënda të veshkave
Personat që kanë prirje për hemorragji në tru
Personat me stenokardi
Personat që kanë tension të lartë të gjakut
Personat shumë të dobët fizikisht
Personat me moshë të thyer
Grave në periudhën e dytë të barrës

Prindërit, këshilla si të mbroni fëmijët nga dielli

Prindërit duhet t’i kenë parasysh disa rekomandime dhe paralajmërime, me qëllim që t’i mbrojnë fëmijët dhe lëkurën e tyre gjatë ditëve të nxehta verore.

Dermatologët dhe pediatrit pohojnë se gjatë zgjedhjes së preparatit mbrojtës të lëkurës së fëmijës, duhet pasur kujdes në plotësimin e disa kushteve: faktori mbrojtës duhet të jetë i lartë, të ketë filtër UV, mikro-pigmente dhe të mos përmbajë substanca aromatike apo shtesa të ngjashme të cilat janë shkaktarë të shpeshtë të reaksioneve alergjike.

Një ditë ose disa orë para, provojeni si do të reagojë kremi në lëkurën e fëmijës suaj duke e vendosur atë vetëm në një sipërfaqe të lëkurës, me këtë rast do të mund të vëreni nëse shfaqet ndonjë reaksion alergjik ose reaksion tjetër i ngjashëm.

Gjithmonë shmangni orarin ditor, nga ora 10 deri në orën 15, kur rrezet UVB dhe UVA janë më intensive. Ndërsa në pjesën tjetër të ditës fëmijën e lyeni me krem i cili përmban faktor SPF 40 ose 50, dhe këtë përsëriteni çdo dy orë.

Procedura e vendosjes së kremit duhet përsëritur dhe para hyrjes në ujë edhe pas daljes nga uji. Duhet pasur kujdes në mbrojtjen e pjesëve të ndjeshme (fytyra, hunda, buzët). Sytë e fëmijës janë shumë të ndjeshëm në diell, prandaj ato duhet të mbrohen me syze të cilat mbrojnë nga rrezet e diellit.

Gjatë qëndrimit në diell fëmija duhet konsumojë ushqime të pasura me vitamina dhe shumë lëngje, pasi që dielli shumë shpejt mund ta thajë lëkurën dhe ta dehidrojë organizmin. Foshnjat duhet të jenë të veshura me tesha dhe të mbajnë kapelë, ndërsa nuk duhet të qëndrojnë jashtë në kohën kur intensiteti i rrezatimit është shumë i madh.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...