Kush rrezikohet nga mbipesha?

Humbja e kilogramëve është e thjeshtë: konsumoni më pak ushqim dhe ushtroni më shumë. Arsyeja pse kjo për shumicën e njerëzve është e vështirë qëndron thellë në psikikën e tyre.

Në vijim ju paraqesim hulumtimin që ndërlidh personalitetin e njeriut dhe shprehitë e tij për të shtuar në peshë. Të njëjtat pjesë të trurit që i kontrollojnë emocionet dhe stresin, po ashtu janë përgjegjëse edhe për oreksin.

“Zogjtë e natës”

Këta janë persona që zakonisht nuk flenë sa duhet dhe mu për këtë arsye u mungon leptina, hormon i cili sinjalizon se jemi të ngopur. Këta lloj njerëzish po ashtu kanë tendencë edhe në anashkalimin e shujtave, sidomos kafjallin dhe në këtë mënyrë e lëshojnë rastin që metabolizmi i tyre të punojë që në orët e mëngjesit, kështu që ata konsumojnë gjatë natës për t’i kompensuar porcionet që i kanë shmangur gjatë ditës.

Varësit nga stresi

Njerëzit që pëlqejnë të maten me të tjerët dhe kanë presion në punë, ndoshta mendojnë se ajo ndjenjë është e fuqishme, por ajo që ata i mbush me energji janë hormonet adrenalina dhe kortizoli, që në disa situata mund të ndikojnë edhe në probleme shëndetësore, e midis tyre edhe në mbipeshën.

Personat që pa vetëdije punojnë shumë gjëra derisa punojnë

Njerëzit të cilët janë mësuar apo kjo u është bërë shprehi që të punojnë diçka gjatë kohës së shujtave, si: lexojnë, vozitin, e shikojnë aparatin televiziv, konsumojnë shumë më tepër ushqim se sa janë të vetëdijshëm, sepse vëmendja e tyre fare nuk është e përqendruar tek ushqimi. “Gjithçka tjetër që na tërheq vëmendjen nga ushqimi na bën që të shtojmë në peshë”, thotë Brajën Vansink, në librin e tij “Mindless Eating: Why We Eat More Than We Think”.

Perfeksionistët

Njerëzit që e kërkojnë të përsosurën shpeshherë e përdorin ushqimin për t’u liruar nga stresi. Ekspertët po ashtu theksojnë se ky mund të jetë shkas edhe për anoreksi dhe konsumim të tepërt të ushqimit. Do të duhej që vetes tuaj t’i caktoni qëllime të cilat mund t’i arrini, si dhe duhet t’ia përkujtoni vetes se njerëzit ju duan njëjtë me mangësitë e trupit dhe me format e përsosura të trupit.

KËSHILLA TË NGJASHME