Home Këshilla të ndryshme Kush thotë se ndiheni mirë pasi të qani, ju gënjen

Kush thotë se ndiheni mirë pasi të qani, ju gënjen

Prej 97 grave të anketuara, 61 prej tyre nuk ishin ndier mirë pasi kishin qarë. Në hulumtim kishin marrë pjesë gratë nga mosha 18 deri në moshën 48 vjeçe, përderisa këto gra nga grupi i ekspertëve ishin vëzhguar për 73 ditë rresht.

Në bazë të rezultateve, dy të tretat e grave nuk ishin ndjerë as më mirë, e as më keq. Rreth 30% e grave ishin ndjerë më mirë pas të qarit, përderisa 9% prej tyre ishin ndjerë edhe më keq.

Disponimi që kishte për pasojë të qarit në masë të madhe kishte ndikuar në disponimin pas të qarit. Gratë, të cilat para se të qanin nuk ishin ndjerë edhe aq keq, pas të qarit ishin ndjerë më të relaksuara.

Përderisa ato që edhe para se të qanin ishin ndjerë keq, pas vajit ishin ndjerë edhe më keq. Të qarit në prani të dikujt ishte karakterizuar si përvojë pozitive, derisa të qarit në prani të një turme njerëzish kishte rezultuar me disponim të keq. Gjatë hulumtimit, gratë mesatarisht kishin qarë dhjetë herë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...