Home Shëndetësi Kush zgjohet herët…ka imunitet të dobët

Kush zgjohet herët…ka imunitet të dobët

gjumi_1Për njerëzit të cilët punojnë qysh nga orët e hershme të mëngjesit, zgjimi ‘me gjela’ ndoshta nënkupton ditë të filluar me sukses apo efekt më të madh në punë, megjithatë ekspertët pohojnë se ata njerëz janë të ekspozuar ndaj rrezikut më të nga infektimet të shumë llojeve.

Para se që të lini orën që të zgjoheni, mendoni se a ia vlen tërë ajo ngut në mëngjes, dushi i shpejtë, pirja e kafes në këmbë…? mjekët zbuluan se njerëzit e tillë janë më të ekspozuar ndaj infektimeve sesa ata që shkojnë në punë ngadalë.

Disa studime të kryera me sportistë por edhe njerëz që zgjohen herët, treguan se sasia e kortizolit, respektivisht hormonit të stresit i cili dobëson sistemin imun të organizmit është shumë më i madh tek sportistet që ushtrojnë herët në mëngjes ata që vrapojnë si dhe tek njerëzit që nguten në punë.

“Rezultatet e këtij studimi treguan se koha optimale për ushtrime në fakt është pjesa e ditës e cila shkakton efektin më të vogël të zvogëlimit të imunitetit, apo mbrëmja”, deklaroi dr. Ligeri Dimitry nga Universiteti Brunel në Anglinë Jugore.

Në këtë studim, të publikuar në magazinen britanike për mjekësi sportive, dr. Dimitry dhe kolegët e tij veçojnë se ata studiuan efektet e programeve të ushtrimeve të mëngjesit dhe mbrëmjes, më 14 notues të dalluar.

Ekspertët masnin nivelin e kortizolit dhe IgA markezit në aktivitetet imune në djersë, pështymë, pas ushtrimeve të mëngjesit dhe të mbrëmjes. Niveli i kortizolit më i madh ishte në mëngjes megjithatë niveli i IgA sekretit ishte më i ulët- i paprishur me ushtrime.
Kjo e dhëne tregon se ‘ora e brendshme në trup’ e secilit person apo i ashtuquajtur ‘ritmi cirkadik’ i cili cakton situatën hormonale, nuk ka ndikim në sistemin imun.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...