Home Modë & Estetikë Kushtet për një lëkurë të mirë

Kushtet për një lëkurë të mirë

562943081004Kushtet për një lëkurë të mirë : “Të mos pihet duhani, të ushqehemi në mënyrën e duhur,  të bëjmë stërvitje, dhe të flemë mjaftueshëm”-thotë dermatologu nga  Milano -”Ushqimi i duhur ndihmon për të kontrolluar plakjen e lëkurës dhe për të parandaluar rrudhat.”

Mëngjesi

“Luftë non-stop “për rrudhat me ushqime që nxisin prodhimin e kolagjenit , për të mbrojtur kapilarët,” thotë Bruno.

“Mëngjesi  është një burim i energjisë për trupin, por edhe një përqendrim i substancave të dobishme për qëndrueshmërinë e lëkurës: vitamina, enzima, acide yndyrore të pangopura, aktivë antioksidantë, janë në mesin e përbërësve kryesorë të recetave të bukurisë “.

Virtytet e kafes

Po edhe kafe, natyrisht në doza të ekuilibruara, rrit shpejtësinë e fluksit të gjakut, për shkak të përbërësit të saj kryesor, kafeinës. Por nga kafeina përfitojnë edhe ata që vuajnë nga celuliti, sepse ajo përshpejton thithjen e yndyrës.

Relaks dhe lumturi me pak çokollatë

Midis  pijeve të mëngjesit një rol të pazëvendësueshëm ka qumështi, i cili nuk është vetëm i pasur me kalcium, i vlefshëm për kockat e fëmijëve dhe të moshuarve, por ai përmban amino acide që stimulojnë prodhimin e kolagjenit, thelbësore për freskinë e lëkurës. Një pjesë e mirë e antioksidantëve  të fuqishëm janë të pranishëm në kakao. Në çokollatë gjejmë magnez dhe triptofan, dy aleatë kundër rrudhave si një burim i relaksimit dhe mirëqenies. Çokollata e zezë në veçanti, është e mirë për zemrën. Kakao është zbutës dhe përballon tkurrjen muskulore, ndërsa e dyta është një shenjë paralajmëruese e serotoninës, hormonit të lumturisë.

Hidratim i thellë

Vitaminat A, C dhe B janë një grup që stimulojnë aktivitetin e fibroblasteve, qelizat që prodhojnë kolagjenin. Një kapitull i rëndësishëm është hidratimi, i cili është i lidhur me acide yndyrore omega 3 dhe 6.

Rëndësia e frutave

Ajo është quajtur themelore: Manaferrat, pjepri dhe mango përmbajnë vitaminë A. Vitaminat A dhe C, të cilat janë ideale për lëkurën karakterizojnë boronicën. Sa për mollën, fruta që frymëzoi thënien e famshme “Një mollë në ditë mban mjekun larg”, është e pasur me vitamina A dhe C, si dhe kripëra minerale.

Bukë dhe gjalpë: të pazëvendësueshëm

Buka në versionin e plotë është e pasur me krunde, elementet të cilët janë “miq” të flokëve, thonjve,  dhe përgjegjës për një ekuilibër të mirë metabolik. Ndër elementët  më të rëndësishëm është hekuri, i  cili mbart atomet e oksigjenit nga gjaku tek indet dhe zinku, i cili forcon membranat qelizore dhe stimulon sistemin imunitar. Ndërsa gjalpi është ushqimi ndoshta më i pasur më selen, i cili është i njohur si antioxidant dhe vepron në sistemin imunitar.

Mirësia e ëmbël: mjalti

I pasur me sheqer diabetik natyror dhe me vitamina, aminoacide, minerale: mjalti i jep një shije të veçantë  mëngjesit dhe gjithashtu e bën atë tërheqës.

Dhe në qoftë se e “shkelim” me darkën?

Oscar Wilde ka thënë se “mënyra më e mirë për t’i rezistuar tundimit është që t’i jepesh atij!”
Bëni një përjashtim nga rregulli, sidomos në verë, kur ju jeni jashtë për darkë shpesh, na bën më njerëzor. Por në qoftë se ne duam të anulojmë të gjitha kaloritë ekstra që kemi marrë, duhet të hamë frytshëm ditën e ardhshme, por jo vetëm.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shtatë ushqime për pastrimin rrënjësor të mushkërive

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme. Në këtë artikull do të mësoni për 7 ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm. Çaji Jeshil Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin...