Home Këshilla të ndryshme Ky është stili më i ri në shtrat, por kujdes mund të...

Ky është stili më i ri në shtrat, por kujdes mund të mbyteni shumë lehtë!

Dashuri “mbytëse” nuk është më një epitet, pasi këta çifte në Japoni e kanë kthyer këtë në një fenomen të vërtetë. Haruhiko Kawaguchi, një artist nga Tokyo, i fut të dy partneret në një paketim prej plastmasi, si simbol i lidhjes së fortë.

“Të paketuar” brenda një qeseje ku nuk ka oksigjen, çifteve u duhet të qëndrojnë aty për rreth 4 sekonda, aq sa duhet për të bërë shkrepjet me aparat. Duke qenë se atyre realisht “u merret fryma”, fotografi që njihet me emrin Hal, mban në setin fotografik dhe një mjek në rast se ka komplikime.

Metoda që konsiderohet e rrezikshme për jetën, nuk ka shërbyer si një pengesë, pasi kërkesat nga ana e çifteve të dashuruar janë çdo ditë të shumta. Fotografi Hal shprehet se vendosi të aplikonte këtë formë fotografimi për të treguar sesa të afërt dhe të lidhur me njëri-tjetrin janë këta partnerë.

Fillimisht, unë flas me ta dhe u tregoj se çfarë do ndodhë. Bëjmë një provë dhe më pas futen në çantën prej plastike. E thith të gjithë ajrin brenda qeses me një fshesë me korent dhe i jap vetes 4 sekonda për të realizuar fotografitë. Në kaq kohë, mund të realizoj maksimumi dy shkrepje. Nuk ka ndodhur asnjëherë që dikujt t’i rrezikohet jeta, megjithatë unë mbaj pranë vetes një mjek për çdo rast.

Ndonëse arti, që Hal praktikon, nisi si një projekt pilot, tashmë ai është kthyer në një eksperiencë që të gjithë duan ta provojnë. Të sapomartuarit, por edhe çiftet e reja, të gjitha duan të rrezikojnë! Ata e shikojnë këtë si një eksperiencë unike që i afron më shumë me njëri-tjetrin.

 

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pirja e duhanit çon në këtë gjendje vdekjeprurëse

Gratë duhanpirëse rrezikohen nga zgjerimi (aneurizmi) i aortës së barkut, arteria më e madhe në trupin e njeriut, në krahasim me ato që nuk kanë pirë duhan kurrë. Kjo është një tjetër pasojë e pirjes së duhanit në një seri të njohur tashmë. Në një studim klinik, shkencëtarët raportuan që gratë duhanpirëse kishin katër herë më shumë të ngjarë të...