Ky ushqim na mbush me energji

Ndoshta nuk ju ka shkuar nëpërmend, por është një ushqim që në rast se hahet në një sasi pak më të madhe, përfitimet e tij janë të shumta për trupin tonë.

Edhe pse kur e dëgjon, nuk e sugjerojnë për konsumim të tepërt, ky ushqim është një parandalues ​​i përgjumjes dhe na mbush me energji edhe gjatë një dite të lodhshme.

Kërkimet shkencore kanë treguar se proteinat e vezëve largojnë përgjumjen dhe rrisin vigjilencën.  Studiuesit nga Universiteti i Kembrixhit kanë zbuluar se proteinat e vezëve, dhe veçanërisht ato që gjenden në të bardhën e vezëve, janë shumë më efektive për stimulimin e menjëhershëm sesa karbohidratet që ofrohen nga ushqimet e shpejta të tilla si çokollata, biskota dhe ëmbëlsira.

Studiuesit kanë parë se si lëndë të ndryshme ushqyese mund të ndikojnë në qelizat e trurit që na mbajnë zgjuar, duke rritur shpenzimet e energjisë së trupit.

Ata zbuluan se një përzierje e ngjashme me përmbajtjen e proteinave në të bardhën e vezës aktivizonte këto qeliza, duke stimuluar prodhimin e oreksinës stimuluese. Kërkimet sugjerojnë që nëse dikush duhet të zgjedhë midis bukës së reçelit ose vezëve me bukë, duhet të preferojnë këtë të fundit.

KËSHILLA TË NGJASHME