Home Këshilla të ndryshme Lajme të mira për të gjithë ‘gjumashët’, kush fle pasdite rrezikon më...

Lajme të mira për të gjithë ‘gjumashët’, kush fle pasdite rrezikon më pak

Të gjithë ata që flenë pasdite ose edhe që dremitin mund të ulin ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ky është zbulimi i një studimi të fundit në Zvicër.

Sipas një artikulli të botuar në revistën “Time”, ekspertët zviceranë studiuan zakonet e gjumit, gjendjen e përgjithshme shëndetësore dhe mënyrën e jetesës së 3.500 personave, të moshës 35 dhe 75-vjeçare, për gati tetë vjet.

Studimi zbuloi se gjumi i pamjaftueshëm rrit rrezikun e problemeve të ndryshme shëndetësore, ndërsa dremitja gjatë ditës, qoftë edhe për disa minuta, mund të jetë e mirë për zemrën – me kusht që të mos e teproni.

Më shumë se gjysma e pjesëmarrësve që morën pjesë në studim nuk e kishin për zakon që të flinin pasdite, 667 prej tyre flinin një ose dy herë gjatë ditës, 411 dremitnin tri ose pesë herë dhe 370 gjashtë ose shtatë herë. Studiuesit zbuluan se njerëzit që flenë pak gjumë pas dreke, një ose dy ditë në javë, kanë një rrezik të ulët për të zhvilluar sëmundjet e zemrës, edhe nëse nuk janë në gjendje të flenë natën.

Theksohet se gjumi i shkurtër gjatë ditës mbron zemrën duke siguruar lehtësim nga stresi dhe duke balancuar gjumin e papërshtatshëm gjatë natës.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), gjumi i pamjaftueshëm mund të rritë rrezikun nga diabeti, mbipesha, presioni i gjakut, goditja në tru, sëmundjet e zemrës, madje edhe çrregullimet mendore

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

99 Emrat e Bukur të Allahut

1. ER RAHMAN (I Gjithëmëshirshmi); 2. ER RAHIM (Mëshirëploti). “Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëplotit!” Fusilet, 2. 3. EL MELIK (Sunduesi); 4. EL KUDUS ( i Pastërti); 5. ES SELAM (Paqedhënësi); 6. EL MUMIN (Siguruesi); 7. EL MUHEJMIN (Mbizotëruesi); 8. EL AZIZ (Fuqiploti); 9. EL XHEBAR (i Gjithëfuqishmi); 10. EL MUTEKEBIR (I Madhërishmi). “Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, Sundues i përgjithshëm, i Pastër (prej të metave që...