Lajthitë me probleme

Lajthitë e importuara nga Turqia mund të shkaktojnë probleme shëndetësore. Konfederata e fermerëve italianë ka kërkuar ndalimin e nivelit të lartë të alfatoksinës në frutat e thata, si dhe ndalimin në tregun italian të lajthive që vijnë nga Turqia e që përmbajnë nivele të larta të këtyre toksinave.

Konfederata e Agrikultures i ka bërë thirrje qeverisë për “një ndërhyrje urgjente për të kundërshtuar procesin e nisur tashmë nga Bashkimi Evropian për të modifikuar normativat aktuale komunitare, kryesisht nisur nga niveli i aflatoxinës në arrat dhe lajthitë.

Aflatoxina toksike maksimale e lejuar në frutat e thata në Bashkimin Evropian, sipas Coldirettit, e vë në rrezik shëndetin e konsumatorit dhe dëmton fermerët për të siguruar cilësinë e prodhimit në Itali.

Me ngritjen e kufijve për aflatoxinën, specifikon më tej CIA-s, “hapet rruga për një nga importet më agresive nga Turqia e cila do të çojë në mbylljen e kompanive italiane dhe përkeqësimin e cilësisë ushqyese të produktit. Konfederata e fermerëve italianë i ka kërkuar qeverisë që të parashikojnë në rast të një krize të ardhshme në sektor, nisjen e procesit të aplikimit për masa mbrojtëse kundër importit turk.

Toksinat e prodhuara nga lloje të ndryshme myku mund të infektojnë kikirikët, lajthitë, bajamet dhe fistikët dhe mund të kenë efekte negative në organizmin njerëzor.

Deri tani, lajthitë turke nuk ishin në gjendje të pushtonin tregun tonë për shkak të rregullave kufizuese, por tani, siguria ushqimore për konsumatorët ka gjasa të dështojë.

Tashmë shtimi i alfatokxinës po depërtojnë importet e produkteve me kualitetit të dobët, duke shkaktuar një rrezik për konsumatorët në BE, si dhe një problem serioz për prodhuesit italianë, të cilët vuajnë nga konkurrenca e pandershme nga vendet ku jo vetëm që nuk zbatohen praktikat e mira bujqësore, por gjithashtu përdorin pesticide të ndaluara në Europë”.

Italia është prodhuesi i parë në BE-së i lajthive, me 1.1 milion kuintal kultivuar në 68.000 hektarë, e ndjekur më pas nga Spanja.

Prodhimi është përqendruar kryesisht në katër zona: Campania, Lazio, Siçili dhe në Piemonte, shpesh në zona malore të vështira në rrezikun e paqëndrueshmërisë gjeologjike, ato përfaqësojnë një zë të rëndësishëm të ekonomisë. Konsumi i arrave dhe bajameve në përgjithësi në Itali është i rëndësishëm. Nga përpunimi i këtyre ushqimeve, në fakt, prodhohen kremra, biskota, kos etj./noa/