Home Këshilla të ndryshme Lakrat e pagatuara dhe turshi janë miq të vërtetë të shëndetit

Lakrat e pagatuara dhe turshi janë miq të vërtetë të shëndetit

Edhe lakra e kuqe edhe ajo e gjelbër kanë shumë vitamina C (me zierje humben), kalcium, fosfor, kalium, hekur, bakër, zink, magnez, squfur, acid laktik, karoten, vitamina të grupit E, K dhe B. Vetëm në lakrën turshi është e pranishme edhe vitamina U, çudibërëse tek i thati në stomak.

Pasi që veçoritë shëruese të lakrës, edhe pse të vërtetuara edhe shkencërisht, nuk i shfrytëzojmë edhe aq mjaftueshëm, po ua rikujtojmë disa nga ato.

Lakra e pagatuar dhe në turshi parandalon avitaminozën, shëron mukozën e organeve tretëse dhe mbrojnë nga kanceri i gjirit.

Bollëku i materieve minerale dhe kaliumit nxisin sekretimin e ujit dhe shëron sëmundjet e krijuara me çrregullimin e metabolizmit (gihti dhe reuma), ndërsa squfuri lakrës i jep efekt antiseptik. Edhe lakra dhe rasoji (shëllira) ndihmojnë te kapsllëku kronik.

Gjethet e freskëta dhe të shëndetshme përdoren edhe si kompresa. Duhen të lahen, të thahen, të hiqen pjesët e trasha, të zbuten dhe të nxehen pak para se të vihen në vendin e lënduar. Gjethet forcohen me fasha. Kompresat ndihmojnë të bronkiti dhe astma (duhen të mbahen gjatë natës), abscesi, i thati, dermatoza, plagët, djegiet, pickimet e insekteve dhe mavijosjet.

Cabbage-Uses

Para vënies së kompresave plagën ose të thatin pastrojeni me alkool të lehtë ose çaj kamomili. Kompresat vendosen edhe në pjesën e stomakut te dhimbjet e ndryshme, inflamacionet dhe diarreja. Janë të dobishme edhe te inflamacioni i mitrës dhe menstruacionet e rënda.

Lëngu i freskët i lakrës ndihmon edhe te bronkiti (me mjaltë), sëmundjet e zorrëve, i thati në stomak, problemet tretëse, kollitja, ngjirja e zërit, dhimbja e kokës pas dehjes, anemia.

Lëngu vepron vetëm nëse është i freskët. E fitojmë ashtu që lakrën (500g) e pastrojmë, e presim, e kripim dhe e lëmë të qëndrojë. Masën e kullojmë me anë të një gaze të dyfishtë dhe shtojmë pak lëng limoni. Merret edhe në mes vakteve.

Lakra në turshi duhet të hahet e pazier. Me zierjen humbet një pjesë e madhe e acidit laktik shërues dhe mund të nxisë gazra dhe ngërçe. Lakra turshi është e pasur me kalcium.

E pazier është e shkëlqyeshme edhe kundër avitaminozës; te gjakderdhja e mukozës dhe lëkurës si dhe tek të plogështia e përgjithshme duhet të konsumohet çdo ditë.

Më shëruese është nëse gjatë procesit të bërjes turshi shtohet një gjeth i hardhisë, rrush, copa të ftoit dhe mollës, misër, qimnon, kopër dhe pak kripë. /Telegrafi/

0627-FERMENTED-JKB-077

K

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...