Home Shëndetësi Lani fytyren me kuba akulli

Lani fytyren me kuba akulli

maskeTë gjithë e kemi të domosdoshme trajtimin me kuba akulli për të ruajtur elasticitetin e lëkurës, si dhe për të parandaluar krijimin e rrudhave. Në momentin që ju trajtoni lëkuren me fytyres me këto kuba ju zvogloni poret duke e mbajtur lëkuren në formë të mirë. Ju mund të ngrini ujë thjeshtë, por mund të funksionojë edhe kamomili i zier i cili ju ndihmon të heqni kunjat e zeza.

Nëse keni lëkurë të ndjeshme, ose vëreni që keni qelizat e qarkullimit të gjakut në siperfaqe të lëkurës, nuk është e domosdoshme që t’a trajtoni me një maskë të tillë. Mjafton që të zgjidhni trajtimin që bën më mirë për ju.

Lëkura duhet të ketë një pigment të shëndetshem, si të ndezur flakë sikur sapo jeni kthyer nga vrapimi i gjatë që keni bërë.

Përbërësit;

Ujë mineral ose kamomil

Limon

Mbajtës për kuba me ujë

Përgatitja;

Metoda 1; hidhni ujin e thjeshtë në masen për akull dhe futeni në ngrirje

Metoda 2; shtrydhni limonin mbi ujë në një gotë dhe pastaj pasi t’a përzieni hidheni në masë.

Medota 3; zieni një gotë ujë, hidhni 1 lugë me lule kamomili, mbajeni në zierje për 10 minuta. Fikeni soben dhe vendosni një kapak mbi zierje, e lini të qëndrojë për pak minuta dhe pastaj me garzë kulloni lëngun dhe e hidhni në masen për ngrirje. Përgatiteni dhe vendoseni sa më shpejt javen e parë deri sa të ambientohet lëkura e fytyrës.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...