Home Këshilla të ndryshme Largoni erën e keqe të gojës me çaj të gjelbër

Largoni erën e keqe të gojës me çaj të gjelbër

Nëse shqetësoheni për shkak të erës së keqe e cila del nga goja juaj, përvetësojeni shprehinë e pirjes së çajit të gjelbër. Ai do të largojë çdo gjurmë të erës.

Jo vetëm që në këtë mënyrë do të mposhtni kundërmimin e keq të gojës, por edhe do të mbroni shëndetin e zgavrës suaj të gojës pasi që mund të reduktoni rrezikun nga zhvillimi i kariesit dhe kancerit të gojës.

Kështu të paktën pohojnë hulumtuesit e Institutit izraelit për teknologji, të cilët kanë studiuar çajin e gjelbër. Tashmë dihet që kjo pije e shëndetshme mund të ndihmojë në mbrojtje nga sëmundja e Parkinsonit ose Alzheimerit, shkëlqyeshëm ka ndihmuar edhe në luftën kundër kilogramëve të tepërt por edhe në uljen e kolesterinës.

Çaji i gjelbër fitohet nga bima e njëjtë si ai i ziu, por procesohet në mënyrë të ndryshme, çka do të thotë që përmban më pak kafeinë dhe më shumë polifenole. Pikërisht në polifenolet qëndrojnë përfitimet e tij!

Çaji i gjelbër paraqet minierë të vërtetë antioksidantësh të cilët parandalojnë grumbullimin e molekulave të dëmshme në organizëm. Kështu dy filxhanë me çaj e pasurojnë organizmin me sasinë e njëjtë të antioksidantëve sikur edhe pesë porcione me perime dhe dy molla.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...