Home Modë & Estetikë Largoni pikat e zeza në tre hapa të thjeshtë

Largoni pikat e zeza në tre hapa të thjeshtë

Largoni pikat e zeza në tre hapa të thjeshtëShumica e njerëzve kanë probleme me puçrra të zeza në hundë, të cilat shkaktojnë nervozizëm dhe probleme estetike Në mënyrë që më të mos harxhoni para në tretmanë dhe piling të panevojshëm, puçrrat e zeza mund t’i pastroni edhe vet, në shtëpi, me një kosto shumë më të ulët.

Ndërmerrni këta hapa dhe largojeni këtë problem njëherë e mirë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Vlojeni ujin – më pas mbajeni kokën mbi avull, duke lejuar që avulli ta bëjë të tijën. Mos harroni që ta përdorni një peshqir, me të cilin e mbuloni kokën, në mënyrë që tërë avulli të shkojë kah fytyra.

Pastrimi i hundës me piling – është hapi tjetër, i cili bëhet me qullin e përbërë nga 1 lugë sodë të bukës dhe 1 lugë ujë. fërkojeni hundën me këtë masë për 3 deri 5 minuta, duke e shpëlarë më pas me ujë. Në fund ju nevojitet të bardhët e vezëve – të cilin e veni në hundë dhe rreth hundës, duke e mbuluar pjesën e lyer me letër tualeti.

Pas disa sekondave, mbi letër vendoseni pjesën e mbetur të së bardhës së vezës, duke pritur që të teret. Pasi që ta largoni këtë shirit, lëkura juaj do të jetë e lëmuar pa puçrra të zeza.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...