Home Modë & Estetikë Lëkura dëmtohet nga stresi

Lëkura dëmtohet nga stresi

Lëkura dëmtohet nga stresi Një bashkëpunim i shkencëtarëve të Universitetit të Mjekësisë në Berlin dhe Universitetit kanadez të McMaster në realizimin e një studimi të ri, ka treguar se stresi mund të shkaktojë sëmundje inflamatore të epidermës dhe të dobësojë qelizat e sistemit imun të organizmit.

Studimi i publikuar në revistën American Journal of Pathology pohon se stresi nxit infeksionet dhe shton shkallën e problemit duke rritur aktivitetin e qelizave imune, gjë që çon në shfaqjen e infeksioneve, në vend që ta mbrojë lëkurën.

Lëkura paraqet barrierën e parë mbrojtëse të organizmit nga infeksionet e ndryshme, e cila në raste të caktuara mund të ketë efekt irritues dhe kjo ndodh kur qelizat e sistemit imun të lëkurës janë reaktive, me ç’rast mund të shkaktojnë sëmundje inflamatore të lëkurës.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Kanceri i gjirit: 25 pyetjet që shqetësojnë femrat dhe përgjigjet e ekspertëve

Kanceri gjirit është gjithnjë e më i zakonshëm në botën perëndimore. Si kanceri më i zakonshëm ndërmjet grave ai normalisht është edhe i frikshëm, dhe zbulimi i gjëndrave të gjoksit mund të jetë një eksperiencë traumatik-e. Për fat të mirë, shumica e gjëndrave të gjirit nuk janë kanceroze. Megjithatë, për ato pak që janë, shumë kërkime kanë arritur në...