Lëkurë e butë me ndihmën e aspirinës

aspirin;Nëse keni lëkurë të ashpër ose të that sot do ju këshillojmë një maskë shumë të mirë për të zbutur lëkurën e fytyrës tuaj.Gjatë sezonit të verës, kujdesi ndaj lëkurës duhet të jetë i madh, pasi janë të shumta problemet që mund të na shkaktojë dielli. Duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi fytyrës.

Na duhet pak mjaltë dhe 3-4 aspirina.

I copëtojmë mirë aspirinat dhe i përziejmë me mjaltin deri sa të krijohet një masë homogjene. Lajmë fytyrën dhe aplikojmë maskën!

E mbajmë 10 minuta, lajmë fytyrën dhe aplikojmë pak krem hidratues mbi të.

Kjo maskë duhet të përdoret një herë në javë.