Home Shëndetësi Lëkurë me shkëlqim, Ja maska e duhur!

Lëkurë me shkëlqim, Ja maska e duhur!

maskeSipas mendimit tim maska më e mirë, gjithmonë nësë deshironi të keni një lëkurë me shkëlqim është maska me panxhar. Në qoftëse keni dyshime, ju’a sugjeroj t’a provoni të pakten një herë dhe do të ngelni totalisht të befasuara nga rezultati magjepës i kësaj recete. Mjafton të keni pak kohë që t’i kushtoni vetes trajtimin që meritoni, dhe më pas do e gjeni gjithnjë mundësinë për t’i bërë qefin vetes.

Përbërësit;

1 lugë panxhar

1 lugë krem i yndyrshem

Përgatitja;

Merrni panxharin, lajeni me ujë të freskët dhe pastaj grijeni imët. Shtypni mirë me lugë deri sa të lëshojë pak lëng dhe pastaj hedhni dhe kremin e yndyrshem. Masa që do të krijohet do të marrë ngjyren e panxharit, por mos u frikësoni. Shperlani fytyren me ujë të freskët dhe kapni flokët me një lidhëse që të mos ju pengojnë në proçesin e aplikimit të maskës. Shperndani masken mbi gjithë fytyren dhe e lini të qëndrojë 15 minuta. Shperlani fytyren me ujë të vakët dhe shijoni rezultatin e mrekullueshem.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Si të shpëtoni nga puçrrat e vitheve

Gjatë ditëve të nxehta të verës, shumë femra përballen me akne rreth vitheve. Shumica prej nesh nuk e kemi idenë se pse ato ndodhen aty. Ja disa nga mënyrat me anë të të cilave, ju mund të shpëtoni nga to: Bëni dush pas çdo stërvitjeje Është shumë e rëndësishme, që menjëherë pas aktiviteteve fizike të bëni dush! Së pari duhet të...