Përgatiteni këtë maskë sa herë që të dëshironi, por ju’a sugjerojmë në veçanti nëse keni party në mbrëmje, ose do të takoni një përson të veçantë dhe dëshironi t’i lini atij një përshtypje sensacionale. Pas maskës lëkura bëhet e lëmueshme, e butë si mendafsh dhe merr një hijeshi delikate sensuale.
Përbërësit;
1 lugë panxhar i grirë
1 lugë kos natyral
Përgatitja;
Lani dhe pastroni panxharin. Përdorni doreza gjatë pastrimit, që të ruani higjenen tek thonjët dhe të jenë të pastër, pasi janë shumë të vështirë për t’u larë. Grini imët panxharin e kuq, por jo me mikser. Pastaj shtoni kosin natyral, përzieni mirë me lugë dhe shtypeni masen që panxhari të lëshojë esencen e tijë. Ju mund të zëvëndësoni kosin me krem të yndyrshem, gjithnjë në varësi të tipit të lëkurës që keni. Shperlani fytyren me ujë të vakët, lidhni flokët pas, që të mos ju pengojnë gjatë vendosjes së maskës. Lyeni fytyren me maskë përveçmas pjesës afër syve. Kini kujdes të mos bëni pis rrobat, pasi do të jetë shumë e veshtirë për t’a hequr njollen. E lini masken të qëndrojë 15 minuta dhe shperlani lëkuren me ujë të vakët.
KËSHILLA TË NGJASHME