
Në një periudhë kohore, pavarësisht tipit të lëkurës sonë, qoftë ajo edhe e yndyrshme, përballemi me dehidrim të vazhdueshëm. Mos prisni shumë gjatë para se ta trajtoni problemin.
Shumica e njerëzve fillojnë përdorimin e hidratuesve pasi që vërejnë që lëkura e tyre është krejtësisht e tharë. Kjo ndihmon poashtu, por natyrisht që më pak se të ishte trajtuar qysh në fillim.
Mënyra më e mirë e hidratimit është përdorimi i kremit menjëherë pas larjes së fytyrës.
Zgjidhja: Thajeni lëkurën me anë të peshqirit dhe hidratoni të gjithë sipërfaqen e lëkurës.