Home Ushqim Lëngjet e perimeve

Lëngjet e perimeve

Lëngjet e perimeve Dhjetëra studime kanë dokumentuar lidhjen në mes të ushqimit të pasur me perime dhe dobive të shumta shëndetësore, megjithatë shumica e njerëzve përsëri nuk arrijnë të konsumojnë sasinë e preferuar.

Në një simpozium ndërkombëtar rreth ndikimit të pemëve dhe perimeve në shëndetin e njeriut, janë prezantuar dy studime të cilat tregojnë se lëngu nga perimet ndihmon plotësimin e nevojave për to dhe njëkohësisht ndikon dobishëm edhe në shëndet.

Studimi i parë është bërë në personat nga mosha 40 deri në 65 vjeçare gjatë 12 javëve.

Të gjithë të eksperimentuarit të cilët kanë konsumuar dy gota lëng të perimeve, kanë plotësuar sasinë e preferuar për konsumim të perimeve në ditë.

Po ashtu, është treguar se pirja e lëngut të perimeve dukshëm zvogëlon presionin e rritur të gjakut.

Një studim tjetër ka treguar se personat e mbipeshë me sindromë metabolike të cilët në kuadër të dietës kanë pirë edhe lëng 100% nga perimet, kanë humbur më shumë kilogramë të tepërta në krahasim me ata që nuk kanë pirë.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...