Home Këshilla të ndryshme Lëngu i domates ndihmon trupin që ta luftojë kolesterolin!

Lëngu i domates ndihmon trupin që ta luftojë kolesterolin!

Ne të gjithë e dimë sa e dobishme është domatja për organizmin. Për të shqyrtuar të gjitha efektet e dobishme të saj, ekspertë nga Universiteti i Tajvanit vendosën të kryenin një eksperiment.

Ata mblodhën gra me moshë, peshë, e origjinë të ndryshme, dhe u dhanë atyre një gotë me lëng domate (250 ml) çdo ditë për dy muaj.
Ndryshimi i parë i dukshëm ishte humbje peshe e konsiderueshme, e cila ka ndodhur për shkak të heqjes së depozitave të yndyrës nga trupi.

Shkencëtarët që kryen eksperimentin thanë se “Gratë që morën pjesë në këtë eksperiment nuk ndryshuan zakonet e tyre të ushqimit apo stërvitjes, por rezultatet ishin të dukshme në vetëm pak ditë.”

Ata vunë re ulje të ndjeshme në nivelet e kolesterolit.

Një gotë e vetme e lëngut të domates çdo ditë forcon sistemin tuaj imunitar, ju mbron kundër sëmundjeve të zemrës dhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit. Përveç kësaj, kjo pije freskuese parandalon sëmundjet e pankreasit, mëlçisë dhe mushkërive, ndihmon me tretjen dhe  përmirëson shëndetin e përgjithshëm.

Lëngu i  domates zvogëlon kollën, parandalon aneminë, heq simptomat reumatike dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Për më tepër, ajo është e mirë për lëkurën duke ju dhënë pamje rrezatuese. Për më tepër, domatja përmban kalium, kalcium, proteina bimore dhe karbohidrate, si dhe vitaminë esenciale C.

Ajo është gjithashtu një ilaç i madh natyror për spazmat e muskujve, sepse është e pasur me magnez (11mg në 100 gram).

 

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...