Lengu i grejpfrutit “cudiberes” per trajtimin e kancerit

Lëngu i grejpfrutit shërben për kurimin e sëmundjeve tumorale. Shtimi i nivelit në gjak të disa medikamenteve anti-tumorale, amplifikon aftësinë terapeutike.

Sipas një ekipi shkencëtarësh të Universitetit të Chicago, të publikuar në “Clinical Cancer Research”, fal lëngut të grejfrutit mund të ulen dozat ditore të mjekimeve tek të sëmurët me kancer, duke ulur kështu efektet anësore dhe trefishuar veprimin e dozave normale.

Për shembull bashkimi i lëngut të grejpfrutit me sirolimus, ilaçit më të përdorur në trajtimin e patologjive tumorale, ndikon në uljen e efekteve anësore që shfaqen pas dozave të mëdha të këtij medikamenti.