Home Ushqim Lëngu i mollës përmirëson kujtesën

Lëngu i mollës përmirëson kujtesën

Lëngu i mollës përmirëson kujtesënLëngu i mollës mund të shtojë prodhimin e neuro-transmetuesve acetilkolinë të trurit duke u bërë shkak për një përmirësim të ndjeshëm të kapaciteteve memorike. Pra proverbi për mollën vlen edhe për lëngun e mollës: të dyja mbajnë mjekun larg.

Lëngu i mollës mund të shtojë prodhimin e neuro-transmetuesve acetilkolinë të trurit duke u bërë shkak për një përmirësim të ndjeshëm të kapaciteteve memorike.

Pra proverbi për mollën vlen edhe për lëngun e mollës: të dyja mbajnë mjekun larg. E ka treguar një studim që është drejtuar nga disa studiues të universitetit të Massachusetts.

Molla është e pasur me një miks unik antioksiduesish qelizore, që ndihmon qelizat të rrinë më të shëndetshme dhe përmirëson trafikun e neuro-transmetuesve.

Ky përfundim ka dalë nga studimi që ka bërë ekipi i drejtuar nga Thomas Shea. Shea ka treguar, mbi modelet e kafshëve, që një ushqim i pasur me mollë vonon problemet neuro-degjeneruese që vihen re me kalimin e moshës.

Sekreti janë pra antioksiduesit që kapin dhe vrasin radikalet e lira, molekula shumë aktive të cilat duke qenë se kanë një elektron me shumë të disponueshëm janë në gjendje të lidhen me molekula të tjera.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...